Vrasësi i 20 vjeçares britanike, njëkohësisht bashkëshorti i saj Babis Anagnostopulos, përmes një video të publikuar së fundmi nga ambientet e burgut duket një person i ftohtë.
Nga video e publikuar në mediat greke, duket se 33 vjeçari nuk shprehet me askënd, sapo përfundon telefonatën e tij kthehet i heshtur në qeli e burgut ku ai ndodhet në Korydallos.
Ndër të tjera në media thuhet se autori i vrasje së Caroline Krauss , flet vazhdimisht me prindërit dhe avokatin e tij.
Anagnostopulos që nga momenti i parë kishte kërkuar të punonte në burg dhe përfundimisht do të marrë postin e hotelierisë dhe pritet të fillojë punën nga java tjetër. e.su./abcnews.al