Rama emëron Lleshin zv.ministër të Brendshëm

schedule12:07 - 6 Nëntor, 2018

schedule 12:07 - 6 Nëntor, 2018

Rreth një orë pas fjalës në kuvend, kryeministri Rama ka finalizuar atë ç’ka paralajmëroi, emërimin e gjeneral Sandër Lleshit në postin e zëvendës ministrit të Brendshëm.
Shefi i qeverisë e njoftoi në profilin e tij në Instagram, duke e shoqëruar me një foto me z.Lleshi në zyrën e kryeministrit, e me komentin “ Me drejuesin e ri të Punëve të brendshme, gjeneral Sandër Lleshin pas mbledhjes së qeverisë, që vendosi emërimin e tij z.ministër i Brendshëm.”
Siç e ka bërë të ditur më herët, Sandër Lleshi do ushtrojë funksionet e ministrit të Brendshëm, pas refuzimit të dekretimit të tij nga presidenti Meta./abcnews.al