Mbyllen dy ndeshjet miqësore të skuadrave dy skuadrave të Superiores; Teutës dhe Vllaznisë. Kampionët e Shqipërisë humbën 1-0 ndaj Llapit, ekipit dardan që do të garojë në Conference League.
Alef Firmino shënoi golin e fitores për Llapin në minutën e fundit, pasi ktheu në gol një penallti, teksa djemtë e Edi Martinit humbën shansin e tyre për të gjetur golin nga pika e penalltisë në pjesën e parë.
Vllaznia ia doli të evitojë humbjen ndaj Novi Pazar, skuadrës që garon në elitën e futbollit serb. 2-2 përfundoi miqësorja. Gjithçka u ndez pas gjysmë ore lojë. Balaz kaloi në avantazh Novi Pazar, teksa Haris Dilaver humbi një penallti pas çaste më pas.
https://streamable.com/xphgav
https://streamable.com/up4ro4
Tre minuta më vonë, ekipi serb gjeti edhe golin e dytë me anë të Bacanovic. Kuqeblutë e Brdaric reaguan dhe Mehdi Çoba shkurtoi rezultatin në limitet e pjesës së parë. Lojtari i talentuar shkodran shënoi një tjetër gol një minutë nga fundi i ndeshjes dhe i gjithë takimi u mbyll pa fitues. /abcnews.al
https://streamable.com/kjgiik
Teuta-Llapi 1-0
Shënues: Alef Firmino (pen.) 90′
(Teuta ka humbur penallti në pjesën e parë)
Novi Pazar-Vllaznia 2-2
Shënues: Balaz 28′, Bacanovic 31′ / Çoba 45′, 89′