Plazhi pas masakrës së Velipojës, pushuesit: U bë luftë, shteti të ndërhyjë, probleme të vazhdueshme

schedule18:09 - 27 Qershor, 2021

schedule 18:09 - 27 Qershor, 2021

Vendosja shezlongëve që shihni në pamje, u bë shkak që konflikti mes dy familjeve të përfundonte në masakër. Sot paradite shezlongët dhe çadrat ishin të ulur. Pamjet tregojnë se konflikti ka nisur në plazh dhe ka përfunduar në hotelin Gocaj.

Një pjesë e tyre, shtëpitë e pushimit i kanë qenë fare pranë vendit ku ndodhi ngjarja. Tregojnë për ABC se kanë dëgjuar debatin verbal mes familjeve. Thonë se krismat u dëgjuan për disa minuta.

“Kemi dëgjuar llafe fillimisht dhe më pas krismat. Është tmerr çfarë ka ndodhur. Se mund të na merrte jetën ndonjë plumb qorr.” tha një pushues nga Kosova.
Pushuesit thonë se këto janë probleme të cilat duhet ti zgjidhë shteti.

“”Kjo është pronë e shtetit. Duhet ta rregullojë. Jo të vriten këtu u bë kiamet mbrëmë. Luftë. Jemi trembur. Nuk e di. Vetëm ke ne ndodh. Unë vij që 18 vjet në Velipojë dhe ka pas probleme gjithmonë me këto parcelat” tha një tjetër pushues.

Megjithatë shumë prej pushuesve nuk janë informuar mbi masakrën. Ata siç shihen dhe në pamje kanë vijuar pushimet.

Ngjarja e rëndë ka sjellë reagime të shumta edhe në rrjetet sociale, ku të shumtë janë qytetarët që kanë shprehur pasigurinë.

Aplikimi për të drejtën e vendosjes së shezlongëve në hapësira publike, bëhet në portalin qeveritar E-Albania. Në çelje të sezonit turistik, ishte ministri Blendi Klosi ai që ftoi të gjithë pronarët e hoteleve, të bënin aplikimin në platformë. /abcnews.al/