Në Portin e Durrësit këtë të shtunë është sekuestruar një tjetër sasi droge e llojit heroinë.
Burime për abcnews.al bëjnë me dije se sasia prej 17 kilogramësh është sekuestruar në një kamion mallrash me drejtues Sulo Pajon 55-vjeç nga Vlora.
Dyshimet u krijuan teksa kamioni po tentonte të kalonte drejt Mali të Zi nga Hani i Hotit dhe u dërgua për kontroll me skaner në Durrës.
LEXO EDHE: (PAMJET) Ky është kamioni me heroinë, e zbuloi skaneri, momenti i arrestimit të shoferit
Gazetari Simon Shkreli ka bërë me dije se droga ishte e fshehur në serbatorin rezervë të kamionit dhe sasia e drogës ishte e mbështjellë me natriban.
Ndërkohë shoferi i kamionit Pajo Sulo, në dëshminë e tij paraprake ka bërë me dije se nuk kishte dijeni në lidhje me ngarkesën që ndodhej në kamion. e.su./abcnews.al