Një sasi prej 17 kilogramë heroinë është sekuestruar në portin e Durrësit nga një kamion me drejtues një 55 vjeçar.
Burime për abcnews.al bëjnë me dije se shoferi i kamionit është shtetasi Sulo Pajo nga Vlora.
Sipas burimeve në dëshminë e tij paraprake para policisë ai ka bërë me dije se nuk di asgjë në lidhje me ngarkesën që ishte në automjet.
“S’kam dijeni, jam i punësuar”, ka thënë ai.
LEXO EDHE: Kamioni me heroinë, policia: Dyshimet, nga hyri dhe si u zbulua pas kontrollit në Durrës
Ndërkohë sasia e drogës së sekuestruar në Portin e Durrësit kishte si destinacion Italinë. e.su./abcnews.al