Një tjetër sasi e madhe droge është sekuestruar mbrëmjen e kësaj të shtune në Durrës dhe është vënë në pranga shoferi.
Burime për abcnews.al bëjnë me dije se droga ishte fshehur brenda një kamioni mallrash.
Dyshimet u krijuan teksa kamioni po tentonte të kalonte drejt Mali të Zi nga Hani i Hotit dhe u dërgua për kontroll me skaner në Durrës.
Kamioni që është gjendur droga ishte bosh dhe pritej që të merrte mallra në vendin fqinj për ti dërguar në Itali.
Ndërkohë pritej që sasia e drogës të nisej me linjën e tragetit Durrës-Bari.e.su./abcnews.al