Ministri britanik i Shëndetësisë Matt Hancock jep dorëheqjen pas skandalit të aferës intime me vartësen e tij të publikuar në media. Ai i ka dërguar kryeministrit Boris Johnson letrën me tekstin e largimit nga posti.
Politikani 42-vjeçar kishte një marrëdhënie me këshilltaren e tij dhe kamerat e sigurisë së ministrisë i kapën duke u puthur. Matt Hancock pranoi se shkeli rregullat e mbrojtjes kundër Covid-19 ndërsa përqafoi dhe puthi këshilltaren e tij.
Hancock u përball me një presion të madh publik pas skandalit me Gina Coladangelo, shoqe universiteti, që tashmë kishin një lidhje, e cila u zbulua nga media duke i kushtuar postin.
Ministri dhe e dashura e tij janë të dy të martuar. Hancock ka tre fëmijë. d.b/Abcnews.al