Policia dhe Prokuroria e Tiranës kanë zbardhur një ngjarje kriminale të ndodhur në Tiranë në 14 janar të këtij viti ku mbeti i vrarë Emiliano Boçi dhe u plagos një shtetas tjetër.
Blutë e kryeqytetit vunë në pranga autorin e dyshuar të vrasjes, 30 vjeçarin Hektor Xhecuka, lindur në Burrel dhe banues në Tiranë.
Ai akuzohet per veprën penale të “Vrasjes me paramendim” e kryer në bashkëpunim dhe të “ Prodhimit dhe mbajtjes së armëve luftarake”.
Sipas policise, identifikimi i autorit të dyshuar u arrit pas një hetimi disa mujor me metoda speciale.
Burime nga policia bënë të ditur se 30 vjeçari dyshohet të jetë vrasës me pagesë dhe i përfshirë edhe në disa ngjarje të rënda kriminale në Tiranë, të cilat janë ende pa autor. /abcnews.al

