Osmani takim me nënkryetarin e PE-së: Qytetarëve të Kosovës t’i mundësohet liberalizimi i vizave

schedule22:49 - 25 Qershor, 2021

schedule 22:49 - 25 Qershor, 2021

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur ditën e sotme në takim, nënkryetarin e Parlamentit Europian, Ranier Wieland dhe një delegacion të Shoqatës gjermano-kosovare.

Gjatë këtij takimi Osmani ka theksuar se Kosova i ka plotësuar të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave, ndërsa ka kërkuar që qytetarëve të Kosovës t’i mundësohet lëvizja e lirë.

Gjithashtu presidentja është ndalur edhe tek dialogu Kosovë-Serbi, duke u shprehur se kjo çështje duhet të përmbyllet me njohjen e Kosovës./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!