Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Francë, shembet pallati 5-katësh në qendër të Marsejës

schedule15:51 - 5 Nëntor, 2018

schedule 15:51 - 5 Nëntor, 2018

Një pallat është shembur në qendër të Marsejës në Francë. Janë në zhvillim kërkimet për të gjetur viktima apo të mbijetuar. Bilanci I parë flet për 2 persona të plagosur lehtë. Me anë të një njoftimi, autoritetet bëjnë me dije se ndërtesa gjendet në qendër të qytetit si dhe kanë ftuar qytetarët që të shmangin këtë sektor në mënyrë që tu jepet përparësi operacioneve të shpëtimit. Një grua doli nga pallati e mbuluar nga pluhuri, por që fatmirësisht nukk kishte dëmtime të mëdha. Ndërkohë, në vendngjarje kanë mbërritur 18 automjete të ekipeve të shpëtimt dhe 40 zjarrëfikës. Ende nuk dihet se çfarë mund të ketë shkaktuar këtë shembje. Për këtë autoritetet kanë hapur dhe një hetim. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!