Do të jenë disa personazhet e reja që do të garojnë në zgjedhjet e mes mandatit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Nga transgjinorët e deri tek kandidatet myslimanë, mes tyre mund të jetë dhe fituesi i ri.
Kristin Hallkuist është kandidatja e parë transgjinore, që e pranon publikisht, e cila garon për postin e governatorit të një shteti amerikan. 62 vjec, candidate në Vermont, në 6 nëntor do të përballet me Fil Skot, guvernatorin republikan në largim, i cili sipas sondazheve kryeson në renditje. Në programin elektoral të Hollkuist flitet për rritjen e pagave minimale si dhe reforma në drejtësi. Emri i saj është në listën e kandidatëve të komunitetit LGBT për një post publik. Por ajo është e vetmja që synon drejtimin e një shteti.
Ilhan Omar, së bashku me Rashida Tlaib, mund të bëhet një nga gratë e parë muslimane amerikane deputete e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kandidate për dhomën e përfaqësuese për Minesotën, Omar është 36 vjeç dhe u arratis nga lufta civile në Somali kur ishte tetë vjeç. Zgjedhja e Rashida Tlaib në micigan është pothuajse e sigurtë, meqenëse nuk ka asnjë roval në shtetin ku garon. Me Omar deputetët muslimanë në Kongresin amerikan do të bëheshin tre. Në dhomën e përfaqësuesve tashmë është Andre Karson, afro-amerikan musliman që rikandidon në Indiana.
Xhared Polis është kandidati demokrat që synon drejtimin e Kolorados. Në rast fitoreje ai do të ishte guvernatori i parë që ka pranuar publikisht se është homoseksual Stejsi Abrams ëshët gruaja e parë afro amerikane që synon të drejtojë një shtet amerikan. E kandiduar në Xhorxhia për Partinë Demokratike ajo do të sfidojë në 6 nëntor republikanin Brajan Kemp.
Endrju Gillum, demokrat aktualisht kryebashkiak i Tollahas, mund të jetë guvernatori i parë afro amerikan i Floridës. I mbështetur nga Berni Sendërs, shquhet për një axhendë progresiste. Ndër premtimet e tij elektorale është dhe ashpërsimi i rregullave për armëmbajtje, paga minimale prej 15 dollarësh në ditë dhe një mbështetje për sigurimet shëndetësore për të gjithë. Në zgjedhjet e mes mandatit, ai do të përballet me republikanin Ron DeSantis, ish deputet pranë presidentit amerikan Donald Trump.
Marsha Blekburn është deputetja republikane që mund të bëhet senatorja e parë grua në Tenesi. Kandidate për një prej 35 vendeve të lira në senat, përfaqësuesja aktuale e konservatorëve në dhomën e deputetëve, sfidon demokratin Fil Bredesk, ish-guvernator i shtetit. Admiruese e presidentit amerikan Donald Trump, ajo mbështet anulimin e projetktit “Obamacare” dhe Daka, ky i fundit rregullon situatën e fëmijëve të emigrantëve që kanë mbërritur në moshë minorene në territorin amerikan; por dhe ndërtimin e murit me Meksikën.