EMRAT/ U shua një familje, kush janë viktimat e aksidentit tragjik në Vlorë

schedule10:28 - 25 Qershor, 2021

schedule 10:28 - 25 Qershor, 2021

Policia ka dhënë detaje për aksidentin e rëndë të ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Levan-Vlorë, ku humbën jetën katër anëtarë të një familje.

Uniformat blu konfirmojnë se viktimat janë: Eduart Gushi, 44 vjeç, Silvana Gushi, 33 vjeçe. Anastasia Gushi, 14 vjeçe dhe Eva Gushi, 9 vjeçe.

Ndërkohë, po marrin mjekim në spital tre persona të tjerë që po udhëtonin me mjetin  “Audi”, Igli Madani, Fabio Lamaj dhe Glori Selimi. Këta të fundit mësohet se janë jashtë rrezikut për jetën.

Si pasojë e përplasjes së fortë dy makinat kanë dalë nga rruga. Nga pamjet e siguruara nga ABC shihet se mjeti “Toyota” me të cilën udhëtonte familja me katër anëtarë është shkatërruar plotësisht. Ndërkohë që tjetra është spostuar disa metra në anë të rrugës duke thyer edhe një shtyllë nga përplasja e fortë.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë pak më parë, ju bëjmë me dije se:

Si pasojë e aksidentit kanë ndërruar jetë 4 personat që udhëtonin me mjetin “Toyota”, shtetasit E. G., 44 vjeç, S. G., 33 vjeçe, A. G., 14 vjeçe dhe E. G., 9 vjeçe.

Ndërkohë, në spitalin e Vlorës po marrin mjekim 3 shtetasit që udhëtonin me mjetin “Audi”,  I. M., F. L dhe G. S., të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Vijojnë veprimet nga grupi hetimor, për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

g.v/abcnews.al