“Braktis ndeshjen nëse ka racizëm”, Wijnaldum: Çekia? Mund të shkonte më keq

schedule22:58 - 24 Qershor, 2021

schedule 22:58 - 24 Qershor, 2021

Georgine Wijnaldum luan në mesfushë, por një gjë e tillë nuk e ka penguar kapitenin e Holandës të shënojë tre gola në takimet e grupeve dhe të jetë për momentin golashënuesi më i mirë i kombëtares tulipane.

Holanda e mbylli aventurën në grupin C me pikë të plota dhe të dielën do të sfidojë Çekinë në “Puskas Arena” të Budapestit për një biletë në çerekfinalet e Euro 2020. Wijnaldum flet për mediat rreth kësaj ndeshje dhe racizmit.

Nuk mund të them që jam i lumtur me shortin, por mund të na shkonte edhe më keq. E pamë të gjithë se çfarë ndodhi në ndeshjen Gjermani-Hungari. Na pret një rrugëtim i mirë përpara, por duhet t’i marrim ndeshjet një nga një nëse duam të fitojmë Euro 2020.

Racizmi? UEFA duhet të na mbrojë, duhet të ndalohen ndeshjet nëse ndodhin skena të tilla. Një përgjegjësi e tillë nuk duhet të bjerë mbi lojtarët, por nuk e përjashtoj braktisjen e fushës. Gjithsesi, shpresoj të mos jetë i nevojshëm gjesti im“, theksoi 30-vjeçari. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!