Mbytet peshkarexha pranë Ishullit të Sazanit, shpëtohen peshkatarët

schedule08:41 - 4 Nëntor, 2018

schedule 08:41 - 4 Nëntor, 2018

Një peshkarexhë është mbytur pranë Ishullit të Sazanit në orët e para të mëngjesit të së dielës. Katër peshkatarët janë shpëtuar nga trageti i linjës Brindizi-Vlorë.

Njoftimi i Policisë Vlorë

Shpëtohen 4 shtetas të cilët rrezikuan të mbyteshin në det me një anije peshkimi.

Më datë 04.11.2018, në orën 02:08, jemi njoftuar për ndihmë se mjeti lundrues ipeshkimit”Vasili LN” po rrezikon të mbytet në det pranë ishullit të Sazanit.

Menjëherë u njoftuan shërbimet përkatëse të cilët dolën me mjete lundruese të Rojes Bregdetare dhe të Delta Force, nën orientimin e QNOD Durrës me qëllim për t’ju ardhur në ndihmë këtyre shtetasve por pas kontrolleve dhe kërkimeve të tyre në zonën detare përreth nuk u bë e mundur gjetja e tyre.

Por sot në mëngjes rreth orës 06:04, njofton Kapiteneria e Portit Vlorë se trageti i linjës Brindizi-Vlorë, në distancë rreth 6 milje nga Sazani ka gjetur në det 4 shtetas dhe i kanë marrë në tragetin e tyre (K.K, 65 vjeç, M.N, 54 vjeç, E.N, 20 vjeç, M.J, 19 vjeç).

Këta shtetas janë personat e ekuipazhit të anijes së peshkimit “Vasili LN”, për të cilët bëjmë me dije se janë në gjendje të mirë shëndetësore./abcnews.al