Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Plagoset me thikë 57-vjeçari në Vlorë

schedule11:19 - 24 Qershor, 2021

schedule 11:19 - 24 Qershor, 2021

Plagosje me thikë raportohet në Vlorë paraditen e sotme. Siç bën me dije gazetari Elton Nika, ngjarja ka ndodhur në afërsi të palestrës së mundjes në lagjen “Pavarësia”.

Sipas policisë i plagosur ka mbetur Ferdinant Petriti, 57 vjeç, banues në Vlorë. Ky i fundit është goditur me thikë nga Pilo Sevi si pasojë e një konflikti të çastit, për motive të dobëta.

I plagosuri është dërguar në spital, ku po merr ndihmë mjekësore. Mësohet se personat e përfshirë në konflikt janë komshinj.

Njoftimi i policisë: 

Më datë 24.06.2021, rreth orës 11:00, në lagjen “Pavarsia”, si pasojë e një konflikti të çastit , për motive të dobëta, është goditur me mjet prerës(thikë), shtetasi F. P., 57 vjeç, banues në Vlorë.

Shtetasi F. P, aktualisht ndodhet në Spitalin e Vlorës nën kujdesin e mjekëve.

Gjithashtu  ka shoqëruar në ambientet Policore  autorin e dyshuar, shtetasin P. S., dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!