Johnson e konsideroi të paaftë, por çfarë i tha Mbretëresha Elizabeth ministrit britanik të Shëndetësisë

schedule21:16 - 23 Qershor, 2021

schedule 21:16 - 23 Qershor, 2021

Mbretëresha Elizabeth shprehu simpatinë e saj për ministrin Britanik të Shëndetësisë gjatë takimit të saj me Boris Johnson në Pallatin Buckingham, ku ata u takuan për herë të parë që nga shpërthimi i pandemisë në mars 2020, rreth 15 muaj më parë.

Ministri Britanik i Shëndetësisë, Matt Hancock, po përballet me sulme të përsëritura nga ish-këshilltari politik i Boris Johnson, duke përfshirë zbulimin se vetë kryeministri e përshkroi atë si të paaftë.

“Jam e lumtur t’ju shoh përsëri,” i tha mbretëresha Johnson në fillim të takimit të saj me kryeministrin Britanik.

“Unë thjesht po flisja me ministrin e Shëndetësisë të qeverisë suaj të varfër… Ai mendon se gjërat po shkojnë më mirë”, tha monarku 95-vjeçar.

“Ato do të shkojnë”, u përgjigj Johnson.

Komentet e Mbretëreshës vijnë pasi ish këshilltari i Johnson, Dominic Cummings, filloi një seri sulmesh kundër ish-shefit të tij dhe Hancock mbi menaxhimin e pandemisë së re të koronavirusit, duke thënë se ministri i shëndetësisë duhej ta kishte akuzuar atë për gënjeshtra në takime./abcnews.al