Dedikim triologjisë së Xhanfize Kekos, premierë në 2K “Mimoza Llastica”

schedule18:23 - 3 Nëntor, 2018

schedule 18:23 - 3 Nëntor, 2018

Edicioni i 16 të Tirana International Film Festival ia dedikoi natën e parë regjisores së njohur të filmave për fëmijë Xhanfize Kekos.  Filmi i saj “Mimoza Llastica” është shfaqur për herë të parë në versionin e masterizuar 2K.

“Mimoza Llastica” për herë të parë shfaqet në versionin e masterizuar 2K. Një ndër filmat më të dashur për fëmijë u transmetua në kuadër të edicionit të 16-të Tirana International Film Festival.

“Mimoza Llastica”,  “Tomka dhe shokët e tij” dhe “Kur xhirohej një film” triologjia e regjisores shqiptare Xhanfize Keko për herë të parë do të prezantohet në Cinemateken e Kopenhages.

Prezantimi është mundësuar nga Instituti Danez i Filmit në bashkëpunim me kompaninë filmike SKA-NDAL dhe mbështetjen e Qendrës Kombëtare të Kinematografisë.

“Tomka dhe shokët e tij” do prezantohet përpara publikut të cinematekës nga programuesi i Danish Film Institute Jesper Andersen ndersa “Mimoza llastica” do të prezantohet nga protagonistja  Zhaklina Dhimojani Blater.

Kjo triologji që i dedikohet një prej personaliteteve më të shquara të kinemasë shqiptare, shumë shpejt do të jetë edhe pjesë e programimeve të Cinematekave në Oslo dhe Stokholm. /abcnews.al