Emir Sahiti shkëlqeu sezonin e shkuar me Sibenik në Kroaci. Me përfundimin e huazimit ai u kthye te Hajduk Split, klub që i ka bërë ofertë për të rinovuar. Sot është arritur marrëveshje dhe sulmuesi anësor ka nënshkruar deri në qershor të vitit 2025.
Sahiti, autor i 7 golave në 33 ndeshje me Sibenik, pas ka firmosur ka deklaruar për faqen e klubit: “Është një ndjenjë e mirë të kthehem në shtëpi, në Hajduk. Jam i motivuar maksimalisht dhe shpresoj ta ndihmoj ekipin. Jam shumë i lumtur. Një vit huazim ne Sibenik për mua ishte vërtetë i mirë për mua. Luajta shumë ndeshje dhe erdha në formë”.
Drejtori sportiv i Hajduk Split, Mindaugas Nikolicius, e ka vlerësuar maksimalisht sulmuesi që ka luajtur me Shqipërinë U21.
“Sahiti është një nga lojtarët që është rritur shumë në aspektin teknik, taktik dhe psikologjik gjatë vitit në huazim. Ai është pjekur si lojtar dhe nuk ka dyshime që do të jetë një përforcim për sulmin tonë.
Emiri mund të luajë në të dy krahët dhe dallohet për driblimet e suksesshme në ndeshje. Përveç kësaj dëshiron të rritet dhe fryma e konkurrencës janë vlera të tjera shtesë”, ka thënë drejtori sportiv i kroatëve, ndërkohë që Sahiti ka firmosur në praninë e menaxherit të tij, Adrian Aliaj. /abcnews.al\