Peter Marshall, nga Massachusetts, prej tre vitesh është diagnostikuar me sëmundjen e Alzheimer, prej së cilës kishte harruar dhe se ishte i martuar. Por duke parë skenën e një martese në televizion, 56 vjeçari i kërkoi bashkëshortes së tij 54 vjeçare, Liza, që të martohej me të sërish.
Ajo pranoi dhe u martohen për herë të dytë pas 16 vitesh nga e martesa e parë. Me detajet e dasmës u mor vajza e tyre e cila është dhe pronare e një agjencie që merret me organizimin e dasmave.
Për gazetarët u shpreh se njerku i saj i kishte qëndruar pranë të dyjave në çdo moment dhe nuk mund të mos bënte kaq gjë për të. Para familjarëve dhe miqve, çifti u martua sërish ndërsa ajo që i celebroi është mjekja që ndjek Piter për sëmundjen e tij.
Ajo u shpreh se çdo gjë ishte një ëndërr dhe nuk e kishte parë asnjëherë më të lumtur se atë ditë./abcnews.al