Në një intervistë për agjencinë serbe të lajmeve “Danas”, eurodeputetja Tania Fajon u shpreh kundër idesë së korrigjimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë. Ajo shtoi se aktualisht përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Europian është nën presion nga liderë të ndryshëm europianë për këtë çështje.
Eurodeputetja Tanja Fajon, njëkohësisht dhe raportuesja për liberalizimin e vizave për Kosovën, në një intervistë për agjencinë e lajmeve serbe “Danas”, ka shprehur qëndrimin e saj rreth idesë për korrigjim kufijsh mes Kosovës dhe Serbisë. Fajon theksoi se ishte kundër kësaj ideje, duke shtuar se përfaqësuesja e lartë për politika të jashtme në Bashkimin Europian, Federica Mogherini, ndodhej në qendër të kritikave dhe në presion të madh nga liderët e BE-së.
Sipas Fajon çështja e kufijve është shumë e ndjeshme dhe në rast se një korrigjim apo ndryshim do të ndodhte, atëherë do të kishte një efekt negative dhe destabilizues në rajon. Eurodeputetja këmbënguli se ky nuk ishte një shqetësim vetëm i saj, por dhe i shumë vendeve anëtare të Bashkimit Europian. Ajo konfirmoi se çdo ditë e më shumë liderët e BE-së kritikojnë qëndrimin aktual të Mogherini-t pasi ka dhe liderë të tjerë në Ballkan që janë gati të mbështesin ide të tilla për ndryshim kufijsh në rajon./abcnews.al