Fauci: Varianti indian, kërcënimi më i madh në luftën kundër Covid-19

schedule21:52 - 22 Qershor, 2021

schedule 21:52 - 22 Qershor, 2021

“Mutacioni indian po kthehet në një kërcënim më të madh në luftën kundër koronavirusit”, kështu është shprehur këshilltari i pandemisë së Shtëpisë së Bardhë, Anthony Fauci.

Po ashtu ai ka theksuar se ky variant ka një transmetueshmëri shumë të lartë duke u shoqëruar edhe më ashpërsinë e sëmundjes.

“Varianti Delta po përhapet me shpejtësi duke u kthyer në një variant global”, kështu është shprehur një tjetër shkencëtar i Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Varianti Delta pati një shpërthim të rëndë në Indi gjatë muajit prill dhe maj, duke shkaktuar kolaps në sistemin shëndetësor dhe shkaktuar vdekjen e qindra  mijëra njerëzve./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!