Presidenti i Republikës ilir Meta në ditën ndërkombëtare për fundin e pandëshkueshmërisë së dhunës ndaj gazetarëve, mikpriti në ambientet e Presidencës gazetarë, raportues terreni, redaktorë dhe kryeredaktorë të mediave të ndryshme, si dhe atashe shtypi të ambasadave të huaja.
Kreu i shtetit Meta pasi shprehu mirënjohjen dhe solidaritetin me komunitetin e gazetarëve, e quajti cënimin e të drejtave të tyre si cënim të vetë themelit të sistemit demokratik.
Presidenti i Republikës përsëriti thirrjen e bërë edhe më parë publike drejtuar të gjitha institucioneve ligjzbatuese për të vepruar me shpejtësi për hetimin e zbardhjen e autorësisë dhe motiveve të sulmeve ndaj gazetarëve, fatkeqësisht të shpeshtuara, thekson Meta i cili raportimet se në dy vitet e fundit, të paktën 12 gazetarë kanë kërkuar azil në vendet e BE-së dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për shkak të rreziqeve të punës, ndërsa 34 të tjerë kanë kërkuar shtetësi në vende të tjera, e quan tronditëse dhe alarmuese. /abcnews.al

