Rep-artistja e shndërruar në aktore, Cardi B, do të rikthehet me rol në filmin e ardhshëm “Fast and Furious”. Lajmin e ka konfirmuar protagonist i këtij projekti, Vin Diesel.
Ajo ka qenë në serinë e nëntë të filmit të famshëm duke e portretizuar Leysan. Ndërsa tani Diesel ka lënë të nënkuptohet se personazhi i saj do të rikthehet edhe në serinë e dhjetë dhe finale.
“Jemi shumë të emocionuar që do ta zhvillojmë edhe më shumë personazhin e saj, në filmin final ‘Fast and Furious’. Ajo arriti të bëhet pjesë e projektit në kohën e duhur. Siç kam thënë edhe më herët, filmit tanë po i vjen fundi dhe vazhdimi i nëntë rreshton gjithçka në mënyrë të përsosur, për finalen më të madhe në historinë kinematografike”, ka deklaruar aktori në një intervistë për “Entertainment Tonight”.
Edhe regjisori i filmit “F9”, Justin Lin, e ka lavdëruar punën e reperes Cardi B, duke thënë se i gjithë ekipi ka kaluar mirë me të në sheshin e xhirimeve dhe mezi pret që ta eksplorojë pak më shumë personazhin e reperes në filmin e ardhshëm./abcnews.al