Gjykata në Greqi ka lënë në burg pilotin 32-vjeçar Babis Anagnostopulos pasi i mori jetën bashkëshortes së tij 20-vjeçare Caroline Crouch dhe u mundua që të mbulonte krimin.
Sipas raportimeve, 32-vjeçari e pranoi vrasjen e bashkëshortes dhe tashmë do të dërgohet në burgun e Korydallos. Anagnostopulos përsëriti edhe një herë që është shumë i penduar për atë që bëri dhe se kërkon falje.
Lexo edhe: Babis mbërrin në gjykatë me antiplumb, qytetarët në protestë: Kalbeni në burg!
Piloti kërkoi falje pasi shkatërroi dy familje dhe të ardhmen e vajzës së tij Lidia. Në të njëjtën kohë, ai kërkoi që të në çështje të përfshihen prova që ai nuk e planifikoi vrasjen e 11 majit në Glyka Nera.
Konkretisht, ai i paraqiti një kërkesë hetuesit në mënyrë që të kryhet një ekspertizë në kamerën që ndodhej brenda shtëpisë në Glyka Nera, për të konstatuar, sipas pohimeve të tij, saktësisht se kur i ishte hequr karta e memories.
Kërkesa e dytë e paraqitur në hetuesi nga bashkëshorti ka të bëjë me thirrjen e dëshmitarëve nga familja dhe ambienti miqësor i çiftit, në mënyrë që këta persona të japin një tablo të plotë të marrëdhënies që ai kishte me 20-vjeçaren fatkeqe.
Kjo kërkesë është bërë, sipas raportimeve, për të mbështetur pretendimin e tij se ai kishte një marrëdhënie të mirë me viktimën. s.b/abcnews.al/