Nëse bëni manikyrin vetë, duhet ta dini këtë hile

schedule15:32 - 22 Qershor, 2021

schedule 15:32 - 22 Qershor, 2021

Kjo i ka ndodhur pothuajse çdo gruaje që i pëlqen të lyejë thonjtë e saj: ka bërë manikyrin e përsosur dhe 24 orë më vonë ka filluar të prishet. Shumicën e kohës fillon të dalë nga skajet, një pamje që ishte e pranueshme në mes të karantinës, por tani thjesht na irriton.

Nëse ju ndodh edhe juve, truku profesional që ju zbulojmë më poshtë do t’ju “shpëtojë”. Nuk kërkon aftësi të veçanta ose talent në manikyr për ta bërë atë, ju vetëm duhet të shtoni një hap më shumë në procesin e aplikimit të llakut.

Para çdo shtrese, vendosni furçën në majat e thonjve tuaj, siç do ta shihni në videon më poshtë. Kjo lëvizje do të “bllokojë” llakun dhe manikyri juaj do të mbetet i paprekur për shumë ditë të tjera, pa qenë e nevojshme ta përsërisni atë. Kaq e thjeshtë!/abcnews.al

 

View this post on Instagram

 

A post shared by OPI (@opi_professionals)