Ministria e Turizmit dhe Mjedisit ka nisur zbatimin e planit të masave për sezonin e ardhshëm turistik. Masa e parë nga 365 të tilla është trajnimi i të rinjve të projektit “Smile Albania”.
Të buzëqeshësh shqip ka nevojë për trajnim. Bëhet fjalë për 500 të rinjtë e projektit “Smile Albania” të cilët do të përgatiten që sezonin e ardhshëm turistik të kthehen në ambasadorë të turizmit në vendin tonë. Kjo është masa e parë në planin e Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit për vitin që vjen.
“Ne po fillojmë sot lançimin e një nga detyrave që kishim në planin e 365 masave , atë të programimit në advancë, programimit më parë në kohë të një seti me trajnime që mund t’i shndërrojë të 500 rinjtë e projektit Smile në 500 guida të ardhshme për të cilat Shqipëria ka shumë nevojë. Dhe ato cfarë ne po lançojmë sot, të tre projektet e trajnimit nëpërmjet guidave apo qoftë të kombinimit me nxitjen që me GIZ-in kemi planifikuar për të bërë dhe trajnimin e ruajtësve të plazhit ne të afrojmë një profesion të sigurtë me të ardhura të konsiderueshme për të gjithë grupin tuaj”.
10 milionë turistët nuk është vetëm një sfidë në shifër. Ministri Klosi thotë se synimi është vënia në punë e një mekanizmi të ri në funksion të turizmit cilësor.
“Ne do të punojmë si institucion qendror së bashku me partnerët tanë që të krijojmë gjatë gjithë vitit një sistem trajnimesh, organizimi, përgatitjesh që kur të fillojë projekti Smile vitin e ardhshëm që unë do të doja shumë të mos ishte vetëm korrik -gusht por të ishte të paktën qershor-shtator dhe të kishim mundësinë që të kishim 500 ambasadorë të turizmit shqiptar dhe prandaj do të duhej që të shikonim me shumë vemendje këto, kurse që ne po lancojmë sot që të keni mundësi të merrni më shumë aftësi mbi veten dhe kjo do t’ju bëjë juve më të vlefshëm dhe më të domosdoshëm në sfidën 10 milionë”.
Plani i Ministrisë së Mjedisit dhe Turizmit për sezonin e ardhshem turisitk sipas ministrit Klosi parashikon 365 konkrete, 1 për çdo ditë. /abcnews.al