Detaje të reja janë zbardhur nga zhdukja misterioze e një biznesmeni 53-vjeçar në Glyka Neras në Greqi.
Sipas informacioneve paraprake të publikuara në mediat greke thuhet se 53-vjeçari ka lënë një shënim për vëllanë e tij. Në këtë letër i zhdukuri e bën vëllanë e tij trashëgimtar të pasurisë që aktualisht ka.
53-vjeçarit Stavros Dogiakis, pronari i tavernës “Kritikos” në Kantza, është zhdukur prej ditës së diel në mbrëmje.
Së fundmi një alarm për zhdukjen e tij është dhënë, ndërsa familjarët dhe autoritetet greke janë vënë në kërkim të tij.
Kujtojmë se ngjarja ka ndodhur në bashkinë e Glyka Neras në Greqi, zonë kjo ku publiku është ende i shokuar nga vrasja tragjike e 20-vjeçares Caroline nga bashkëshorti i saj grek. /abcnews.al/