Si po shkatërrohet Ura e Zogut

schedule18:25 - 2 Nëntor, 2018

schedule 18:25 - 2 Nëntor, 2018

 Një nga urat më të vjetra në vend, ajo e Zogut mbi lumin Mat në Milot po shkatërrohet e gjitha. Megjithëse është monument kulture për shkak të vlerave arkitekturore dhe historike, ura nuk mbrohet nga askush.

Mbajtëset anësore nuk ekzistojnë më. Hajdutët po kërkojnë për çdo copë hekuri. Ura e Zogut mbi lumin Mat në Milot ka vite që po shkatërrohet. E ndërtuar në vitin 1927, ajo ka vlera arkitekturore dhe është shpallur  monument kulture. Por pavarësisht kësaj, ura tani nuk ka asnjë mbrojtje. Dëmtimi i saj është i dukshëm dhe vazhdon në mënyrë permanente. Mbledhësit e skrapit ndodhen aty në çdo kohë.

Por nuk janë vetëm hajdutët e hekurave shkak i këtij rrënimi. Agjentët atmosferikë janë një tjetër kërcënim. Lumi i trajtuar brutalisht nga firmat e inerteve godet vazhdimisht këmbët e urës duke ia dobësuar ato. Betoni rreth tyre nuk ekziston. Ato mbahen vetëm me shufrat metalike. Nuk është e largët koha që kjo urë, e cila dikur lidhte veriun me qendrën e Shqipërisë të mos ekzistojë më./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!