Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Emigrantët drejt SHBA, Trump paralajmëron

schedule12:56 - 2 Nëntor, 2018

schedule 12:56 - 2 Nëntor, 2018

Gjatë një takimi elektoral në Misur, presidenti amerikan, Donald Trump, deklaroi se ushtarët që do të vendosen në kufi me Meksikën do të kenë të drejtë të qëllojnë nëse emigrantët do të sulmojnë me gurë.

Ushtarët amerikanë të dërguar në kufi me Meksikën për të ndaluar hyrjen e emigrantëve nga Honduras në territorin amerikan, mund të qëllojnë nëse dikush nga ata do të hedhë gurë. Lajmi është konfirmuar nga presidenti amerikan Donald Trump, i cili paralajmëroi vendosjen e 15 mijë ushtarëve në kufi.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë deklaroi se dekreti do të hyjë në fuqi javën e ardhshme, një masë kjo që sipas tij do të shërbejë menaxhimin e krizës së krijuar nga numri i madh i emigrantëve në kufi me Meksikën. Trump theksoi se asnjë person që hyn në territorin amerikan në mënyrë të paligjshme nuk do të ketë të drejtë për azil. Ata që kërkojnë azil në Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të paraqiten në pikat e ligjshme të hyrjeve.

Gjatë një takimi elektoral në Misuri, presidenti amerikan deklaroi se gratë duan siguri dhe të ndihen të sigurta e jo emigrant. “Demokratët duan kufij të hapur, por ne nuk do ta lejojmë të ndodhë,” përfundoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!