“Mbreti, a u bo o dak, se i ka ik zari?”! Përgjimet, si ra në rrjetë “Oxhaku” që falsifikonte testet COVID

schedule16:43 - 21 Qershor, 2021

schedule 16:43 - 21 Qershor, 2021

Në një operacion të zhvilluar sot nga policia e Tiranës pas përgjimeve nga prokuroria për disa muaj janë arrestuar mjekë të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, falsifikatorë dhe disa sekserë të agjencisë së udhëtimit, për teste COVID false me çmim 35-40 euro. Gazetari i ABC, Ermal Vija ka siguruar dosjen e plotë të përgjimeve si arriti që të bjerë prokuroria në gjurmët e falsifikatorëve, ku të përfshirë përveç organizatorit janë edhe 15 persona.

Si nisi hetimi?

Në dosjen e prokurorisë sqarohet se gjithçka ka nisur nga denoncimi i administratorit të një shoqërie private të laboratorëve që kryente teste për COVID-19, i cili kishte të dhëna që falsifikohen nga persona të paidentifikuar fletë të analizave të testit të Covid-19 me logon e laboratorit të tij duke vendosur barkode dhe të dhëna të rreme. Gjithashtu në Prokurorinë e Tiranës janë referuar nga Komisarati i Policisë Rinas edhe disa raste të tjera me teste covidi të falsifikuara nga persona që kanë tentuar të udhëtojnë nëpërmjet aeroportit të Rinasit në vendet e BE.

Prokuroria thekson se nga informacionet e siguruara nga shërbimet e policisë gjyqësore për  këtë aktivitet kriminal në fushën e falsifikimeve është mësuar nga burime policore se personi i cili mund t’i falsifikonte këto teste ishte Ronald Karrica i cili kishte një dyqan internet-fotokopje-printime në rrugën “Zihni Sako” Tiranë pranë vendit të quajtur “Oxhaku”. Për këtë arsye, thotë më tej prokuroria është organizuar shërbim pranë këtij subjekti me qëllim kapjen e këtij personi ose personave të tjerë të cilët kërkonin ose falsifikonin këto teste covidi.

Ditën e sotme prokuroria në bashkëpunim me policinë vendosën që të ndërhynin. “Ronald Karrica është konstatuar në dyqanin e tij nisur nga ky fakt është kryer kontroll i këtij ambienti, ku gjatë kontrollit në sirtare dhe raftet e dyqanit janë gjetur dhe sekuestruar teste të plotësuara dhe bosh me logon e laboratorëve edhe në koshin e mbeturinave të tij janë konstauar, gjetur dhe fiksuar teste covidi të grisura pjesërisht me logon e laboratorëve. Nga kontrolli i banakut ku ai punonte është gjetur, fiksuar dhe sekuestruar  USB të ndryshme, një lap top i markes HP dhe njësia kompjuterike Dell ku mbas një kqyrje paraprake ka rezultuar se ka pasur materiale implikuese për  falsifikimin e testeve të covidit.

Gjithashtu Ronald Karricës i është gjetur dhe sekuestruar telefoni. Gjatë kqyrjes voluminoze në aplikacionin Whatsapp janë konstatuar komunikime me persona të ndryshem të cilat i kanë kërkuar që ti sigurojë (prodhojë) teste covidi kundrejt pagesës për persona të tjerë të cilët do të udhetonin jashtë Shqiperise. Këta persona i nisnin Ronald Karrica foton e kartës së identitetit të personit, kohën e nisjes së tij, vendin nga do të kalonte dhe i kërkonin që ti siguronte testin në dispozicion të tyre në afatin që klientët e donin” thotë organi i akuzës.

Po ashtu, nga këqyrja paraprake më me interes në aplikacionin Whatsapp janë konstatuar komunikime me disa persona të tjerë të cilët i gjenin klientë organizatorit dhe më pas ata i ndanin fitimet sipas numrave për testet që kanë kryer.  Në dosjen e siguruar nga “ABC” janë edhe përgjimet që dërguan pas hekurave mjekë dhe sekserë dhe skema si “rekrutoheshin” qytetarët që kërkonin teste covidi false për të kaluar drejt vendeve të BE-së.

Përgjimet
M.K.
(mjeke) i dërgon Ronit (Ronald Karrica) një kartë identiteti me emrin B.M. dhe ku i thotë se dalja i duhet për nesër mbasdite (domethënë për datën 20.06.2021). Biseda është si më poshtë vijon:
M.K.: daljen per neser mgjes
M.K.: mfal neser masdite
M.K.: se avioni  e ka te henen mgjes
Rmedia (Ronald Karrica): Nesër për nesër darkë
M.K.: po
M.K.: mos ma harro
M.K.: te lutemmm
Rmedia: Po nisem
M.K.: Missed voice call
M.K.: o roni te lutem
M.K.: a do vonohesh shume.

Një tjetër përgjim me E.K. ku që prej datës 21 prill e në vazhdim ka biseda të vazhdueshme dhe shumë karta identiteti  të cilët kërkojnë test Covid. Në bisedën e tij të fundit në datën 20.06.2021 në orën 12:35 Roni i thotë: me 10 Euro ose 1250 copa do i bëjmë deri në fund të gushtit. Thuj 25 ose 35 euro të tjerëve ose për mik me 2500 lekë. Biseda është si më poshtë vijon:

Rmedia (Ronald Karrica): Hajde
E.K.:A esht gati
Rmedia: Po
Rmedia: IKA
E.K.: Me thuaj kur ta lesh aty
Rmedia: Të dy njësob
Rmedia: Njësoj
Rmedia: Gati
E.K.: Dalja sot ne 8 te darkes
E.K.: Se nisen neser ne mjes
Rmedia: 28 me 29 ora 14 e 30
E.K.: Po me 27 n dark ka ik
E.K.: Roni aman a ka shku te puna akoma
E.K.: Ai se esht duke prit ne dogan ai shoku
Rmedia: 27 në 21.40
E.K.: Po
E.K.: Aman ma co pdf
E.K.: Ditlindja 12.07.2004
E.K.: Per sot ne oren 5:30 daljen
E.K.: Roni aman coje pak
E.K.: Se per 10 min vjen ne dyqan ai shoku
Rmedia: Kur
Rmedia: Ti ka pagu lekët olsi
E.K.: Hahahahhahahahah
E.K.: Hahahhahahahha
Rmedia: Të gjthë tu prenotu olsin mr e taku për borxhet
Rmedia: Tani me aplikim tek e-albania
E.K.: Lene mos pyt
E.K.: Po dhe ka mundsi
Rmedia: Zgjidh debitorin… tek menuja apliko për debimarrje
Rmedia: Olsi po thot ça ka ky që qesh me vete
Rmedia: Mreti
E.K.: Hahahahhahahahhahah me ke vdek
Rmedia: O olsi
Rmedia: Ta di që qeshim me ate
E.K.: E ka kuptu po se din se me ke po flas
Rmedia: Mos ja trego
Rmedia: Se është
E.K.: Hahahhahahhahahah
E.K.: I ka ik zari
Rmedia: Po qaj me lot
Rmedia: Tu rregullu lokalin olsi
E.K.: Tu e gadot
E.K.: Gadit
Rmedia: Thuji olsit
E.K.: Hahahhahahah
Rmedia: Edhe aty ku e ke lënë celularin ti,prapë Olsi po mundohet të ta marri me pi..somllik.
E.K.: Hahahahhahaha esht i kapshem ta kap ne ajer
Rmedia: Kujdes!
Rmedia: Ika unë. Të fala
E.K.: Shnet
E.K.: Nje sek
E.K.: 7:40pm e Ka sot fluturimin
Rmedia: Ok
Rmedia: Dje darkë për sot në mjes ora 10.12
E.K.: Ok
E.K.: A u bo dak
Rmedia: Po
Rmedia: Me 10 euro ose 1250 copa do i bëjmë deri ne fund gushtit. ok
Rmedia: Thuji 25 ose 35 euro tjerëve
Rmedia: Ose për mik me 2500 lekë.

Personat për të cilët u kërkua nga prokuroria që të ndalohen si të përfshirë;

1- Klodian Muharremi

2-Eltjon Kola

3- Klodjan Krasniqi

4- Blerim Cibaku

5-Erlind Prenga

6-Marinela Kalaja, mjeke

7-Artur Dani

8-Alfred Cani

9-Igli Çela inxhinier

10-Mario Bicja

11- Xhuliano Senko

12- Ervin Hoxha,

13-Tauland Kamberi

14-Eraldo Kalemaj

15-Ermir Koçi

d.b/Abcnews.al