Është shtyrë seanca gjyqësore për Nazif Ajrofskin, shqiptarin nga Maqedonia e Veriut i cili ishte shofer i kamionit në të cilin u kap një sasi prej 324 kg kokainë.
Lexo edhe: Zbardhet dëshmia e shoferit të kamionit me 300 kg kokainë, skaneri zbuloi gjithçka, ku ishte fshehur
Seanca në fjalë pritet të mbahet në një moment të dytë, ndërsa ende nuk dihet arsyeja e kësaj shtyrje.
Kujtojmë se sasia e madhe e kokainë u kap më 18 qershor në portin e Durrësi. Sasia e lëndës narkotike ishte e fshehur në kamionin me targa të Maqedonisë së Veriut dhe po kalonte transit drejt Italisë. /abcnews.al/