Aleati i parë i Bashës konfirmon se do të futet në Parlament

schedule11:35 - 21 Qershor, 2021

schedule 11:35 - 21 Qershor, 2021

Aleati i parë i Lulzim Bashës, Shpëtim i Idrizi ka konfirmuar se do të jetë në parlament në shtator.

Gjatë një prononcimi për mediat nga sheshi “Skënderbej” në kuadër të aktivitetit për Javën Çame, ai tha se do të jetë në Kuvend bashkë me deputetët e tij. Idrizi theksoi se do të rikthehet çështja çame në Parlamentin e Shqipërisë.

“Padyshim në shtator jemi në Parlament për të paraqitur iniciativa ligjore për çështjen çame. Do të rikthehet çështja çame në parlamentin e Shqipërisë, do të tentojë të thyejë heshtjen mbi çështjen çame,” u shpreh Idrizi. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!