Prej disa ditësh, blogerja e njohur shqiptare, Armina Mevlani, ka qenë shumë e komentuar për jetën private.
Mirëpo, ajo ka vendosur zyrtarisht të thyejë heshtjen duke ju përgjigjur pyetjeve të ndjekësve në Instagram.
E pyetur nëse është ndarë nga partneri i saj, Shkëlzen Berisha, modelja nuk ka hezituar të thotë të vërtetën.
“Jeni ndarë me Shkëlzenin se kështu aludohet nëpër medie?”, ka qenë pyetja drejtuar Mevlanit.
“E pavërtetë, jemi bashkë dhe të lumtur”, sqaroi ajo.
Çifti i njohur janë në një romancë dashurie prej vitesh, ndërsa kanë anuluar këtë vit dasmën për shkak të pandemisë. /abcnews.al