Babis Anagnostopulos nuk është ndihmuar nga asnjë person tjetër për skemën e organizuar prej tij pas vrasjes së gruas 20-vjeçare. Në këtë përfundim ka dalë policia pas hetimit për ngjarjen e rëndë që ka shokuar opinionin publik grek.
Zëdhënësja e Policisë, Anna Efthimiou, foli për ANT1 për rrjedhën e hetimeve dhe kontaktet që policia kishte me 33-vjeçarin, që nga momenti i parë i telefonatës në veprimin e menjëhershëm në 11 maj, deri në rrëfimin e tij për vrasjen e Caroline në shtëpinë e tyre në Glyka Nera.
Lexo edhe: “Kishin një lidhje të çuditshme”, e takoi pak para vrasjes, zbardhet dëshmia e shoqes së 20 vjeçares
Përfaqësuesja e Policisë, duke iu përgjigjur një pyetje përkatëse, tha se hetimi policor ka përfunduar dhe nuk zbuloi përfshirjen e një personi tjetër në kryerjen e krimit në Glyka Nera, dmth nuk kishte prova që dikush e ndihmoi 33-vjeçarin në krimin e rëndë.
Ajo shtoi, megjithatë, se hetimi tani është nën përgjegjësinë e autoriteteve hetuese dhe po vazhdon, duke lënë të hapur mundësinë e gjetjeve të reja në të ardhmen. g.v/abcnews.al