Tirana përzgjidhet nga OBSH për politikat mjedisore

schedule13:08 - 1 Nëntor, 2018

schedule 13:08 - 1 Nëntor, 2018

Shtimi i hapësirave pedonale, gjelbërimit dhe ulja e përdorimit të automjeteve janë prioritet të Bashkisë së Tiranës me qëllim uljen e nivelit të ndotjes. Kryebashkiaku Erion Veliaj e bëri të ditur në konferencën ndërkombëtare që u mbajt për këtë çështje në Gjenevë.

Tirana është përzgjedhur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë si një nga qytetet që ka ecur më shumë në politikat për përmirësimin e ajrit, mjedisit e pastërtisë. Këtë e bëri të ditur kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj nga Gjeneva.

Veliaj ishte i pranishëm në konferencën “Zvogëlimi i ndotjes së ajrit – përmirësimi i shëndetit të fëmijëve” ku kryebashkiakë, ministra, e kryetare të organizatave diskutuan mbi sfidat dhe gjetjen e  zgjidhjeve për uljen e ndotjes.

“Jam sot krenar që Tirana është përzgjedhur si një nga qytetet që ka avancuar më shumë në politikat për përmirësimin e ajrit, mjedisit, pastërtisë. Kur mendoj si e filluam tre vite më parë, nuk kishim një kompani që bënte pastrimin e qytetit, kur mendoj se nuk kishim një landfill modern, kur mendoj se si sheshi “Skënderbej” ishte pushtuar nga makinat, Pazari i Ri me makina, Parku i Liqenit i shpartalluar, them se kemi bërë shumë punë, por ende mbetet shumë punë për të bërë”.

Bashkia bëri të ditur Veliaj do të vijojë të shtojë hapësirat pedonale dhe gjelbërimin në kryeqytet.

“Sot inkurajimi që marrim për ta avancuar axhendën tonë mjedisore është që të kemi më shumë hapësira pedonale, të thyejmë rekordin tonë të mbi 100 mijë pemëve edhe për këtë vit, dhe mbi të gjitha, të besojmë tek baballarët dhe nënat e Tiranës që të fillojnë dhe të reduktojnë përdorimin e makinës, si shkaku numër një i të gjitha sëmundjeve, dëmtimeve në tru apo edhe problematikave të tjera shëndetësore që vijnë nga ajri i ndotur në Tiranë”.

Në vizitën e tij në Zvicër, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u prit në një takim të veçantë nga kryetari i Bashkisë së Gjenevës, Sami Kanaan./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!