Javi Martinez dhe Bayern Munchen vendosën të mos e zgjasin bashkëpunimin mes tyre. 32-vjeçari spanjoll del lojtar i lirë më 1 korrik, duke u larguar nga bavarezët pas 9 viteve.
Mesfushori shkatërrues, i cili aktivizohet edhe në qendër të mbrojtjes, ka vendosur të largohet nga futbolli europian. Martinez do të jetë lojtari më i ri i Qatar SC.
Hasta pronto! @javi8martinez ?⏰ pic.twitter.com/AesqK69kjT
— Qatar SC (@QatarSportClub) June 20, 2021
Me anë të një video të postuar në faqen Twitter te klubit, lojtari iberik bën të ditur arritjen e akordit me drejtuesit e klubit arab.
“Përshëndetje të gjithë miqve të Qatar SC. Jam i lumtur t’u lajmëroj që do të shihem me ju shumë shpejt. Qëndroni në gatishmëri“, deklaron Javi Martinez. /abcnews.al