Teodoros Pangalos, ish ministër i jashtëm i Greqisë është shprehur në mbështetje të reagimit të forcave RENEA në rastin e përplasjes me armë me Konstandinos Kaçifas. Ai nënvizoi se nuk i kupton ata persona që shprehen se nuk e kanë lejuar të vendoste flamurin grek pasi atë ditë Bularati ishte i mbushur me flamuj të tillë.
Ish ministri i jashtëm i Greqisë nga radhët e PASOK, Teodor Pangalos, duke folur në një emision të televizionit “Skai” ka komentuar veprimet e forcave Renea për rastin e vrasjes së minoritarit Konstandinos Kaçifas në Bularat të Gjirokastrës. Ai u shpreh nbë mbështetje të reagimit të forcave ligjzbatuese shqiptare.
Teodor Pangalos, ish ministër i Jashtëm i Greqisë: “Ai kishte armë apo jo? Unë jam i mendimit se dikush që ka armë duhet të qëllohet nga policia, siç ndodh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës apo në vende skandinave. Ky i ri shkoi për të vendosur fllamurin grek. Unë kam parë në internet fotografi nga Bularati dhe rrugët janë plot flamuj grekë. Nuk e kuptoj ketë që thonë se nuk e lejuan të vendosi flamur. Nuk e kuptoj se çfarë donte ai të shkonte nga Greqia të vendoste flamuj aty?”.
Ai nënvizoi se është kundër atyre që sulmojnë policinë. Ndërkohë, 35-vjeçari Kaçifas u vra me 28 tetor pas një përplasje të armatosur me forcat RENEA./abcnews.al