Një person është shpallur në kërkim nga Policia e Fierit lidhur me kokainën që u gjet dje në Kakavijë të Gjirokastrës.
Sipas asaj që njofton policia, bëhet fjalë për pronarin e makinës tip “Benz” ku u gjetën 3.5 kilogramë drogë. Ai është 46-vjeçari D.Y. Autoritetet ushtruan një kontroll të imtësishëm në shtëpinë e tij. Aty u gjetën 10.3 kilogramë kanabis sativa, një sasi e së cilës ishte presuar në formën e çokollatës, 10 gramë kokainë si dhe një peshore elektronike.
Mbi 46-vjeçari rëndon vepra penale e “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe fabrikimi i lëndëve narkotike dhe psikotrope”. Ndërkohë ditën e djeshme Policia në Kakavijë zbuloi kokainën që ishte fshehur në baterinë e makinës. Në pranga ra drejtuesi i makinës, Selim Lazaj, i cili u dërgua në paraburgimin e dërgua në paraburgimin e Policisë së Gjirokastrës./abcnews.al