Merkato “zien” në Superiore. Klubet që marrin pjesë në kupat e Europës po tregohen më aktive, por nuk janë të vetmet. Skënderbeu ka nisur të lëvizë dhe abcnews.al mëson se ka nënshkruar me një portier.
Shkëlzen Ruçi, pas dy sezoneve në Kosovë me Gjilanin, rikthehet në Superiore ku për herë të fundit ka mbajtur veshur fanellën e Luftëtarit. Portieri ka luajtur edhe me Elbasanin e Bylisin.
Momemtalisht Ruçi është portieri i vetëm te korçarët, pasi Dajsinani i është bashkuar Laçit dhe Rexhepi është rikthyer te Shkëndija e Tetovës që e kishte lënë në huazim të korçarët. / abcnews.al