Hungari-Francë është sfida e parë e ditës së sotme në Euro 2020. Dueli i grupit F do të luhet në “Puskas Arena” të Budapestit, stadium që do të jetë i mbushur plot.
Trajneri i Hungarisë, Marco Rossi e cilëson si tepër të vështirë sfidën ndaj kampionëve të botës. Mjafton të shohësh diferencën e madhe mes lojtarëve të dy skuadrave.
“Skuadra e Deschamps kushton 900 milion euro, ndërsa ne vetëm 6 milion. Kaq mjafton për ta kuptuar që na pret një ndeshje shumë e vështirë. Franca është ekipi im favorit për fitimin e Euro 2020.
Ata kanë një talent të mahnitshëm si Kylian Mbappe, por edhe kampionë të tjerë të mëdhenj. Por, ne do të kemi 60 mijë tifozë që do na shtyjnë të japim më të mirën“, deklaroi trajneri italian.
Franca mposhti 1-0 Gjermaninë në ndeshjen e parë dhe suksesi i sotëm sjell kualifikimin. Hungaria dështoi në minutat e fundit ndaj Portugalisë. Sot nuk ka asgjë për të humbur dhe do synojë të marrë pikët e para. /abcnews.al