EURO 2020 ka shënuar disa rekorde dhe risi që në nisje të tij. Në një ndeshje të vetme, Ronaldo vendosi tre rekorde të reja me dy golat e tij ndaj Hungarisë. Ai është bërë golashënuesi më i mirë i finaleve të Europianit me 11 gola, duke lënë pas Mishel Platini.
Gjithashtu, portugezi është bërë futbollisti më i vjetër që shënon dy gola në raundet finale të Europianit si dhe është i vetmi lojtar që merr pjesë në 5 kampionate europiane.
Goli i dytë i Patrick Schick në fitoren e Çekisë në Skoci futet në rekordet e Europianit si i dyti për nga distanca. Sulmuesi çek realizoi nga 45 metra, 5 metra më pak se një gol i vitit 1980.
Në ndeshjen Poloni-Sllovaki, që përfundoi 1-2, goli i parë i sllovakëve u shënua nga vetë portieri Shezni. Autogoli i numrit një të Juventus ka vendosur një rekord, sepse është i pari në histori i realizuar nga një portier në fazën finale të Europianit.
Risi kishte që në ndeshjen e parë mes Italisë dhe Turqisë. Të kaltrit fituan me 3 gola në takimin hapës, gjë që nuk kishte ndodhur në një Europian për axurrët, ndërsa Anglia nuk fitonte kurrë në ndeshjen hapëse të kampionatit europian. /abcnews.al