Piloti grek pranon krimin, rrëfen vrasjen e gruas: Më tha se do të më linte

schedule20:32 - 17 Qershor, 2021

schedule 20:32 - 17 Qershor, 2021

Piloti 32-vjeçar Charalambos Anagnostopoulos është arrestuar nga policia greke pasi ka pranuar vrasjen e gruas së tij, 20-vjeçares britanike Caroline.

Piloti ka rrëfyer vrasjen brutale. Ai pranoi pas më shumë se tetë orësh pyetje se kishte vrarë gruan, shkruan Protothema, përcjell abcnews.al.

Informacioni në dispozicion të policisë ishte i tillë që nuk mund ta përgënjeshtronte. Sipas të dhënave të para, piloti 32-vjeçar pretendon se gruaja e tij i tha se ishte e vendosur ta merrte fëmijën dhe ta linte. Babis ka thënë se kohët  fundit kishin pasur fërkime.

Në një moment hodha fëmijën në krevat. E mbyta dhe sajova grabitjen,” ka thënë ai para policisë.

Ai gjithashtu tha se nuk e kishte pranuar vrasjen e gruas së tij deri më tani, pasi mendonte për foshnjën e tyre. Piloti 32-vjeçar pranoi se e organizoi të gjithë skenën vetë dhe se nuk kishte asnjë bashkëpunëtor në krim. Charalambos Anagnostopoulos madje arriti të lidhte veten.

Ngjarja e rëndë ka shokuar opinionin publik. Policia arriti të zbulojë se 32-vjeçari është vrasësi i Caroline. Provat u bazuan kryesisht nga analiza me ndihmën e teknologjisë e të dhënave të celularëve të çiftit dhe ora biometrike e viktimës.

Në mesazhet e zbuluara në telefonat e të dyve, kanë treguar se Caroline dhe i shoqi janë grindur vetëm pak orë para krimit të rëndë.

Lexo edhe: 37 ditë hetime për krimin makabër në Greqi, si prezantonte burri vrasës imazhin e “çiftit të lumtur”

Për shkak të këtyre provave autoritetet përshpejtuar punën në 24 orët e fundit. Burri i Caroline, u mor me urgjencë nga Alonissos i shoqëruar nga oficerë policie për t’u paraqitur në polici.

Babis kishte planifikuar të arratisej për në Turqi, prandaj hetuesit u kujdesën të mos binin në sy se kishin arritur të zbardhnin ngjarjen dhe rolin e tij në vrasjen e të shoqes.

Caroline, 20, u vra në të gdhirë të 11 majit. Siç dëshmoi burri i saj që në momentin e parë, tre autorë të maskuar thyen një dritare të shtëpisë së tyre dhe hynë brenda ku po flinin çifti dhe foshnja e tyre 11 muajshe.

Ata lidhën 32-vjeçarin, ndërsa në përpjekjen për të neutralizuar 20-vjeçaren që po rezistonte e mbytën. Sipas 32-vjeçarit, autorët e krimit kanë marrë 15,000 euro që ishin në një kuti. Dyshimet u shtuan për policinë, pasi autorët nuk kishin lënë asnjë gjurmë dhe as nuk morën celularët e çiftit.

Gjatë periudhës së ndërhyrjes, drejtuesit e Sigurimit dhe Drejtorisë së Hetimeve Kriminologjike kërkuan tërësisht brendësinë e shtëpisë, pa gjetur ndonjë gjetje që konfirmon praninë e grabitësve.

Ata gjithashtu kërkuan dëshmi dhe video nga kamerat e sigurisë për të provuar praninë e grabitësve në shtëpi dhe për të zbuluar provat e arratisjes së tyre. Madje bashkëshorti i viktimës tha se njëri nga grabitësit fliste gjuhën shqipe.

Pas kërkimeve nuk u zbulua asgjë dhe provat e tjera sollën më pas përmbysjen e gjithë ngjarjes. g.v/abcnews.al