Prokurorët francezë kanë propozuar dënim me një vit burg për ish-presidentin Nicolas Sarkozy, ndërsa gjashtë muaj pezullohen, që do të thotë se ai do të vuajë gjashtë muajt e tjerë me një byzylyk në “arrest shtëpiak”.
Sipas propozimit të dënimit të autoriteteve të ndjekjes penale, Nicolas Sarkozy do të thirret gjithashtu për të paguar gjobë prej 3,750 euro. Prokuoria pritet të shpallë dënimet zyrtare të premten pas fjalimeve të avokatëve.
Çështja Bygmalion ka të bëjë me tejkalimin e kufirit të shpenzimeve të tij parazgjedhore gjatë përpjekjes së tij të dështuar për rizgjedhje në 2012.
Prokurorët pretendojnë se partia konservatore e Sarkozy shpenzoi gati dyfishin e 22.5 milion eurove (27 milion dollarë) të lejuara sipas ligjit zgjedhor në tubimet ekstravagante të fushatës, më pas punësoi një agjenci për marrëdhëniet me publikun për të fshehur koston.
Ish-presidenti francez është dënuar më herët nga gjykata me tre vjet burg. Sipas këtij vendimi Sarkozy, do të kryente vetëm 1 vit të dënimit, pasi 2 janë pezulluar. Ndrysa së fundmi prokurorët kërkojnë që ai të kryejë vetëm gjashtë muaj burg.
Ndërkaq, në seancën e zhvilluar dy ditë më parë ish kreu i shtetit francez i ka mohuar të gjitha akuzat ndaj tij.
Duke sfiduar trupën gjykuese, Sarkozy tha se nuk ishte përfshirë në logjistikën e fushatës së tij për një mandat të dytë si president as në mënyrën se si u shpenzuan paratë gjatë periudhës së zgjedhjeve. g.v/abcnews.al