Danimarka do të fillojë vaksinimin e grupmoshave 12-15 vjeç, pas vaksinimit të të rriturve, sipas një njoftimi të autoriteteve shëndetësore. Këto grupmosha do të vaksinohen më Pfizer, e vetmja vaksinë e miratuar për fëmijë nga Agjencia Europiane e Barnave.
Në fund të muajit maj, Agjencia Europiane e Barnave i dha dritën jeshile Pfizer për përdorim te fëmijët mbi 12 vjeç, ndërsa vendimi për vaksinimin e adoleshentëve me Moderna do të merret brenda muajit të ardhshëm.
Vaksinimi i adoleshentëve do të fillojë pas vaksinimit të plotë të të rriturve në mesin e shtatorit. Pothuajse gjysma e popullsisë daneze është vaksinuar me dozën e parë, dhe më shumë se një e katërta e popullsisë është vaksinuar plotësisht./abcnews.al