Roma dhe gjithë populli verdhekuq kujtojnë sot 20-vjetorin e fitimit të titullit të fundit kampion. Ishte 17 qershori i vitit 2001 dhe skuadra e udhëhequr nga Fabio Capello, e mbushur me kampionë si Francesco Totti dhe Gabriel Batistuta, dominonte futbollin italian dhe fitonte titullin e tretë në histori.
Të shumta urimet në këtë përvjetor të bukur, teksa nuk ka munguar as një koment nga Jose Mourinho, i cili muajin tjetër do të fillojë zyrtarisht aventurën në pankinën e klubit kryeqytetas.
“Komplimente të gjithëve: familjes Sensi, trajnerit Capello, stafit, futbollistëve dhe gjithë romanistëve. Të kujtosh do të thotë të jetosh“, shkruan Jose Mourinho në një postim të Romës në rrjetet sociale. /abcnews.al