Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ndihma e parë financiare që nga viti 2005, Koreja e Veriut i dhuron 300,000 mijë dollarë Mianmar

schedule08:37 - 17 Qershor, 2021

schedule 08:37 - 17 Qershor, 2021

Koreja e Veriut i ka dhuruar 300,000 dollarë Mianmar, një iniciativë e ndihmës humanitare të udhëhequr nga OKB. Fondi është një ndihmë për Mianmar, ku qindra njerëz kanë vdekur që kur ushtria rrëzoi qeverinë e zgjedhur të Aung San Suu Kyi në shkurt duke çuar në protesta të përgjakshme  pro-demokracisë.

Hera e fundit që Koreja e Veriut ka ndihmuar një komb ka qenë në 2005, kur dhuroi 150,000 dollarë për Indonezinë, Indinë, Tajlandën, Malajzinë, Maldivet dhe Sri Lankën – pas një cunami që preku vendet në  dhjetor të 2004.

Koreja e Veriut ka marrëdhënie të mira me Mianmar dhe vëzhguesit e OKB kanë thënë që Pyongyang  po furnizon me armë vendin e Azisë Juglindore.  Gjthashtu OKB po heton bashkëpunimin raketor midis dy vendeve.

Koreja e Jugut gjithashtu ka  dhuruar 600,000 dollarë  në përpjekjet e OKB për të mbështetur Mianmar por ka pezulluar mbrojtjen ushtarake dhe ka ndaluar eksportet e armëve në vendin e Azisë Juglindore./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!