“Është motra që s’e kam patur kurrë”, Kiara Tito rrëfen momentet më të vështira të jetës së saj

schedule22:22 - 16 Qershor, 2021

schedule 22:22 - 16 Qershor, 2021

Kiara Tito rrëfeu mes emocionesh në emisionin “E ardhmja është vajzë” në ABC vendimin e vështirë që kishte marrë në adoleshencë për t’u kthyer në Shqipëri e vetme, për të ndjekur ëndrrën e saj. Duke folur për vështirësitë në rubrikën “Në mundsh”, moderatorja tha se ndër momentet më prekëse ka qenë pikërisht ndarja nga prindërit për të nisur rrugëtimin e jetës vetëm.

Ajo u ndal dhe tek përjetimet e tërmetit të Nëntorit që la pas dhjetëra viktima. “Jetoj vetëm dhe nuk mundesha për muaj të tërë. Akoma dhe sot e kësaj dite nuk mund të fle vetëm. Ishte e shëmtuar të shihje shpinë, vendin më të sigurt të lëvizte themelet, nuk dua ta kujtoj. Më është bërë frikë dhe mendoj se e kanë shumë njerëz.“, tha Kiara.

Por siç shtoi moderatorja, me praninë e njerëzve dhe miqve të afërt, veçanërisht tezja, për të cilën tha se është motra që nuk e ka patur kurrë, ia ka dalë të ecë përpara. “Është tezja ime, kam fatin që për çdo problem ta diskutoj me të, çdo gëzim ta ndaj me të dhe më ka zëvendësuar në mënyrën më të mirë të mospaturit një motër në krah, miqtë e mi, Liesa, Arditi, Niko janë njerëzit që më shoqërojnë çdo ditë në çdo hap që hedh.“, tha Kiara. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!