Lojtarët më të shpejtë deri tani, një romanist “raketa” e Euro 2020

schedule16:33 - 16 Qershor, 2021

schedule 16:33 - 16 Qershor, 2021

Italia fitoi 3-0 ndaj Turqisë ndeshjen e parë në Euro 2020. Kombëtarja e kaltër kryeson grupin A, teksa sonte në mbrëmje (21:00) luan takimin e dytë përballë Zvicrës.

Shumë lojtarë të skuadrës së Roberto Mancinit shkëlqyen në triumfin e merituar kundër turqve, por më i miri ishte Leonardo Spinazzola. 28-vjeçari i Romës bëri çfarë deshi në krahun e majtë dhe në fund u shpall më i miri i ndeshjes.

Lojtari italian ka marrë një tjetër vlerësim. UEFA ka bërë një studim në lidhje me lojtarët më të shpejtë deri në këtë fazë të kompeticionit. Në krye? “Raketa” Spinazzola, i cili arriti shpejtësinë 33.8 km/h gjatë duelit me Turqinë.

 

Renditja e lojtarëve më të shpejtë në Euro 2020

Në vend të dytë renditet Daniel James, talenti i Manchester United dhe Uellsit. 23-vjeçari ofensiv regjistroi shpejtësinë 33.5 km/h. Podi kompletohet nga Raheem Sterling i Manchester City (33.1 km/h).

Më pas Konrad Laimer i Austrisë dhe Patrik Schick i Çekisë, i cili realizoi dy gola fantastikë në suksesin 2-0 ndaj Skocisë. Të dy futbollistët arritën shpejtësinë 32.4 km/h. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!