“Deri në shtator është shumë vonë”, Selena Gomez i del kundër Boris Johnson për vaksinat

schedule11:39 - 16 Qershor, 2021

schedule 11:39 - 16 Qershor, 2021

Selena Gomez ka kritikuar kryeministrin e Anglisë Boris Johnson për angazhimin e tij në lidhje me vaksinat e tepërta kundër Covid-19. Këngëtarja dhe aktorja përmes një postimi në Tëitter ka kritikuar Johnson për njoftimin se Mbretëria e Bashkuar do të dhurojë pesë milion doza vaksinash kundër koronavirusit të ri që kanë mbetur.

Johnson tha se MB do të fillojë të dhurojë vaksina për vendet e varfëra në javët e ardhshme. Pesë milion vaksina do të jenë në dispozicion nga Mbretëria e Bashkuar deri në fund të shtatorit, ndërsa 25 milion të tjera do të sigurohen falas deri në fund të vitit.

“Ju premtuat se Britania do të dhuronte të gjitha vaksinat e tepërta”, kujtoi ajo kryeministrin. “Boris Johnson, pesë milion deri në shtator është shumë vonë,” shkroi Selina Gomez në Twitter, duke etiketuar Johnson.

“Si rezultat i suksesit të programit të vaksinimit në Mbretërinë e Bashkuar, ne tani jemi në gjendje të ndajmë disa nga dozat tona të tepërta me ata që kanë nevojë për të. Në këtë mënyrë ne do të bëjmë një hap të madh drejt fitores kundër pandemisë”, tha Johnson në një deklaratë përpara takimit të G7 në Cornwall.

Më herët gjatë javës, aktore dhe këngëtare, atletë, përfshirë Priyanka Chopra, Billy Ellis dhe David Beckham, u bënë thirrje udhëheqësve të G7 të dhuronin 20% të vaksinave të tyre në vendet e varfëra. l.k/abcnews.al